Fshirja e llogarisë dhe e të dhënave
Llogarinë tuaj Squadin mund ta fshini vetë, nga aplikacioni, në çdo kohë. Kjo faqe shpjegon si bëhet dhe çfarë ndodh me të dhënat tuaja; hollësitë e plota gjenden në Politikën e Privatësisë.
Nga aplikacioni
- Hapni Squadin dhe hyni në llogari.
- Hapni menunë dhe prekni Llogaria.
- Te seksioni Privatësia, prekni Fshij Llogarinë Tënde.
- Shkruani
delete allpër ta konfirmuar dhe prekni Shkatërro.
Shpenzojeni ose tërhiqeni SKOIN-in para se ta fshini llogarinë: një bilanc i mbetur në një llogari personale të fshirë nuk rimbursohet dhe nuk paguhet.
Nëse nuk mund ta hapni aplikacionin
Na shkruani në alban [at] squadin [dot] com nga një adresë ku mund t'ju kontaktojmë, me numrin e telefonit të llogarisë. Verifikojmë që kërkesa vjen nga pronari i llogarisë dhe e fshijmë llogarinë brenda 30 ditëve.
Çfarë ndodh kur fshini llogarinë
- Llogaria juaj mbyllet dhe profili hiqet menjëherë nga Squadin: askush nuk mund ta shohë apo ta gjejë, askush nuk mund të hyjë në llogari, dhe dilni nga llogaria në të gjitha pajisjet.
- Metodat e lidhura të hyrjes fshihen përgjithmonë: për Apple, Google dhe Facebook, ID-ja e llogarisë dhe adresa e email-it që na ka dhënë ofruesi; për një passkey, çelësi i tij publik. Fshihen përgjithmonë edhe regjistrimet e njoftimeve push të pajisjeve tuaja.
- Fotot, videot, mesazhet zanore dhe dokumentet që keni dërguar në chat-e fshihen përgjithmonë nga hapësira jonë e ruajtjes.
- Skuadrat ku ishit administratori i vetëm arkivohen, dhe qendrat sportive ose organizatat ku ishit administratori i vetëm mbyllen.
Çfarë ruajmë
Ruajmë ato pjesë nga të cilat varen të dhënat e lojtarëve të tjerë, si dhe ato që kërkon ligji:
- Ndeshjet që keni luajtur: formacionet, golat, rezultatet, statistikat dhe çmimet janë pjesë edhe e të dhënave të lojtarëve të tjerë.
- Mesazhet që keni dërguar mbeten në chat-et ku ishit: në telefonat e anëtarëve të tjerë dhe në serverët tanë derisa të mbarojë periudha e ruajtjes së mesazheve sipas Politikës së Privatësisë.
- Transaksionet e portofolit, faturat dhe tërheqjet, për 10 vjet, siç e kërkon legjislacioni tatimor dhe kontabël.
- Regjistri i llogarisë me të cilin lidhen të gjitha këto, sepse heqja e tij do t'i prishte ato të dhëna. Ai mbetet i fshehur dhe nuk mund të përdoret, dhe të dhënat personale që mbeten në të fshihen ose anonimizohen kur mbarojnë periudhat e ruajtjes të përcaktuara në Politikën e Privatësisë.
Apple, Google, Facebook dhe passkey-t
Kur fshini llogarinë, fshihen menjëherë të gjitha metodat e hyrjes të lidhura me të. Nëse doni të mos përdorni më vetëm njërën prej tyre dhe ta mbani llogarinë, hapni Llogaria → Metodat e hyrjes dhe hiqeni atje: fshihet menjëherë nga të dhënat tona, dhe numri i telefonit e fjalëkalimi vazhdojnë të funksionojnë. Squadin mund ta hiqni edhe nga aplikacionet e lidhura me llogarinë tuaj Apple, Google ose Facebook.